Aksidentohen 2 makina në Fushë Krujë, shoferja përfundon në spital

Aksidentohen 2 makina në Fushë Krujë, shoferja përfundon në spital

18:25, 02/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e plagosur shoferja e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Informacion paraprak

Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco