U arrestua për korrupsion, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

U arrestua për korrupsion, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

16:10, 02/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi  kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Mësohet se pretenca ndaj tyre do të shpallet në datën 17 nëntor ora 10:00.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Ndaj saj, nisi edhe procedim disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak të lirimeve të të dënuarve për krime të rënda.

Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK, gjykatësja Enkeleida Hoxha del se është përfshirë në një aferë korruptive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës.

Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove.

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në “duart” e SPAK-ut së bashku me nëntë persona të tjerë, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë-Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco