VIDEO-SYRI TV/ Ekzekutimi i Xhelal Reçit, 25 persona në polici, hetohen konfliktet e djalit

VIDEO-SYRI TV/ Ekzekutimi i Xhelal Reçit, 25 persona në polici, hetohen konfliktet e djalit

14:01, 02/11/2021
A+ Aa A-

Të paktën 25 persona janë shoqëruar në komisariatin e Laçit për t`u marrë në pyetje rreth atentatit ku mbeti i vrarë ish polici Xhelal Reçi. Por deri më tani, prokuroria nuk asnjë të dyshuar, ndërsa hetimet janë fokusuar te konfliktet që djali i viktimës ka pasur me persona të tjerë në qytetin e Laçit.

Nga SYRI TV

Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë Xhelal Reçi, Policia dhe Prokuroria e Kurbinit ende nuk ka një autor për ngjarjen që tronditi qytetin e Laçit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë shoqëruar në komisariat 25 persona. Këta shtetas pasi janë marrë në pyetje, janë lënë përsëri të lirë nga hetuesit.

Megjithatë, asnjë nga dëshmitë e dhëna nga të shoqëruarit, duket se deri tani nuk ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit. Gjithashtu nga kamerat e sigurisë janë zbuluar pamjet e tre autorëve të cilët kanë qenë të maskuar dhe me kapele në kokë.

Grupi hetimor nuk ka asnjë autor të dyshuar deri më tani, ndërkohë, konfliktet e djalit të Xhelal Reçit, Besnikut, mbetet pista kryesore e hetimeve.  Besnik Reçi , djali i 61-vjeçarit që u vra një ditë më parë, i shpëtoi një atentati me armë zjarri verën e vitit të kaluar. Ai dyshohet se ka pasur disa konflikte me persona të njohur në Laç, ndërsa pas atentati të vitit të kaluar, Besnik Reçi nuk kishte dalë më në publik.

Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e të hënës në qendër të qytetit të Laçit nga tre persona ende të paidentifikuar. 61-vjeçari më herët ka qenë ish punonjës policie, ndërsa prej kohësh administronte dy bizneset e tij, ndërsa nuk njihej për njeri problematik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco