27-vjeçari: S’kam abuzuar seksualisht me vajzën, e kam rrahur me thupër sepse...

27-vjeçari: S’kam abuzuar seksualisht me vajzën, e kam rrahur me thupër sepse...

11:39, 02/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur të lërë në burg 27-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Mirëpo, kjo dëshmi është kontradiktore pasi nëna ka pohuar se është marrë në telefon nga ai për ta çuar vajzën në spital se ishte sëmurë dhe mund të kishte helmim.

Ndërkohë janë zbuluar të tjera detaje për ngjarjen në Kamëz që ka tronditur opinion publik.  6-vjeçarja, që dyshohet të jetë dhunuar barbarisht nga i ati, është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT.

Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës. Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.

Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë 6-vjeçarja ndodhej me të atin e vetme në shtëpi kurse e ëma isha në punë. Vogëlushja është konstatuar më dëmtime në mëlçi dhe në organet gjenitale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco