VIDEO/ Autostrada Milot-Thumanë kthehet në pistë garash, qytetarët degdisen në rrugë dytësore

VIDEO/ Autostrada Milot-Thumanë kthehet në pistë garash, qytetarët degdisen në rrugë dytësore

19:57, 01/11/2021
A+ Aa A-

Trafiku i automjeteve në akset tona kombëtare vështirësohet gjithnjë e më shumë nga fluksi i lëvizjeve. 

Thuajse çdo ditë në akset kryesore krijohen radhë të gjata dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve, duke rritur koston për përdoruesit e automjeteve. 

Një prej autostradave me fluks të shtuar të makinave është edhe ajo Milot-Thumanë përmes të cilës zbarkon në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, i gjithë trafiku i veriut si dhe përfshirë edhe Kosovën. 

Por sot ky segment ishte bllokuar për t'i lënë vendin garave të shpejtësisë.

Syri.net sjell pamje nga aktiviteti që ka mbledhur mjaft kureshtarë në anë të rrugës. 

Nuk dihen ende organizatorët dhe as qëllimi i këtij aktiviteti. Sikurse nuk dihet se si u arrit të bllokohej autostrada që të sjell drejt Tiranës në një orar fluksi lëvizjesh, duke degdisur automjetet e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, nëpër rrugë dytësore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco