'Armën e shkreha pa dashje'/ Flet nga spitali gardisti që qëlloi veten me plumb: Ishte aksidentale

'Armën e shkreha pa dashje'/ Flet nga spitali gardisti që qëlloi veten me plumb: Ishte aksidentale

19:45, 01/11/2021
A+ Aa A-

Gardisti që u plagos në këmbë me armën e shërbimit mëngjesin e sotëm, ka folur për herë të parë nga spitali i Durrësit. 

Ai ka dhënë përpara grupit hetimor detajet se si ndodhi ngjarja. 

Në dëshminë e tij, 29-vjeçari thotë se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e shërbimit, ndërkohë që ka mohuar të ketë pasur përplasje me persona të tjerë. 

M.G ka thënë se armën e ka shkrehur gabimisht dhe për pasojë mori një plumb në këmbë. 

Nuk ka asnjë ngjarje apo përplasje me persona të tjerë. U vetëplagosa me armën e shërbimit, e cila në një moment u shkreh pa dashje dhe plumbi më hapi në këmbë. Njerëzit e mi më sollën në spital, kjo është e gjitha”, ka deklaruar gardisti.

Mësohet se 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme (të dielën) në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Punonjësi Gardës së Republikës ka marrë mjekimin e nevojshëm në urgjencën e spitalit, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se e kanë klasifikuar ngjarjen si 'vetëplagosje nga pakujdesia', por që do të hetohet edhe mundësia e përfshirjes në konflikt me një person tjetër. 

Njoftimi i Policisë
Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco