SYRI TV/ 'I kemi dërguar SMS Çuçit' - Të rinjve në Fier u refuzohet kandidimi për në Shkollën e Policisë

SYRI TV/ 'I kemi dërguar SMS Çuçit' - Të rinjve në Fier u refuzohet kandidimi për në Shkollën e Policisë

17:21, 01/11/2021
A+ Aa A-

Disa të rinjve nga qyteti i Fierit u është refuzuar aplikimi për konkursin në Akademinë e Policisë. Të rinjtë protestuan përpara Policisë së Fierit, por nuk u pritën nga drejtues të saj. Ata pohuan se as ministri Blendi Çuçi nuk u ka kthyer përgjigje për shqetësimin e tyre.

SYRI TV

Disa të rinj aplikantë për të vazhduar Akademinë e Policisë, janë skualifikuar nga konkursi ende pa e kryer atë.

Aplikantët protestuan para Policisë së Fierit, ku deklaruan se s'kualifikimi i tyre është bërë pa u dhënë shpjegime.

Për ankesën e tyre, aplikantët për Shkollën e Policisë kanë vënë në dijeni dhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, por as ky i fundit nuk u ka dhënë përgjigje.

Të rinjtë shprehen se i plotësojnë të gjitha kriteret për të ndjekur Shkollën e Policisë, ose së paku për të marrë pjesë në konkurs.

Ndërkohë, të rinjtë kanë pasur një komunikim me Drjetorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili mësohet t`u ketë thënë që të kërkojnë sqarime nga strukturat e policisë në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco