VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Xhelal Reçit në Laç, lidhje me atentatin ndaj të birit

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Xhelal Reçit në Laç, lidhje me atentatin ndaj të birit

16:33, 01/11/2021
A+ Aa A-

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së Xhelal Reçit po heton pistën e konflikteve që i biri i tij ka pasur më herët. Djali i viktimës, Besnik Reçi i shpëtoi një atentati mafioz një vit më parë, ku dy persona me motor tentuan ta ekzekutonin gjatë kohës që ai po kthehej nga plazhi me bashkëshorten dhe fëmijët.

Nga SYRI TV

Ekzekutimi mafioz ndaj biznesmenit nga Laçi, Xhelal Reçi ka orientuar grupin hetimor të hetojë konfliktet e të birit, Besnikut. Ky i fundit, në 15 gusht të vitit të kaluar i shpëtoi mrekullisht një atentati mafioz në lagjen ‘Xhenjo’ në rrugën Shëngjin-Lezhë.

Besnik Reçi ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe dy fëmijë e tij të mitur, kur dy persona me motor i janë afruar mjetit të tij duke e qëlluar me armë zjarri.

Por fatmirësisht, Besnik Reçi devijon në mënyrë të menjëhershme automjetin, duke shmangur plumbat e dy atentatorëve, të cilët ishin të maskuar me skafandra në kokë.

Për ngjarjen e një viti më parë, policia sqaroi se ndaj Besnik Reçit u shkrepën tre plumba nga një pistoletë, ndërsa asnjë nga dy atentatorët nuk është vënë në pranga as sot e kësaj dite.

I biri Xhelal Reçit, që u ekzekutua këtë të hënë, Besniku njihej si person problematik në qytetin e Laçit.

Burime jo zyrtare pohojnë se Besnik Reçi ka pasur konflikte të shumta në këtë qytet, ndërsa që pas atentatit ai nuk ishte shfaqur më në publik, pasi i druhej një tjetër atentati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco