‘U ndaluan në aeroport me teste false’/ Gjykata dënon 2 bashkëshortë, regjistrohen 23 raste në prokurori

‘U ndaluan në aeroport me teste false’/ Gjykata dënon 2 bashkëshortë, regjistrohen 23 raste në prokurori

16:32, 01/11/2021
A+ Aa A-

Një çift bashkëshortësh nga Shkodra janë dënuar nga Gjykata e Tiranës pasi u ndaluan në aeroportin e Rinasit me teste Covid false.

Çifti janë ndaluar në prill të këtij vitit, teksa po përpiqeshin të dilnin jashtë vendit duke paraqitur tek kontrolli policor dy teste covid-i të falsifikuara.

Në gjykim bashkëshortët me iniciale F. D. dhe A. D. kanë bërë marrëveshje me prokurorinë, duke pranuar fajësinë dhe dënimin e tyre me 3 muaj burg, dënim që është konvertuar më pas me 100 orë punë të papaguar secili në interes të publikut.

Përmes avokatit të tyre, bashkëshortët kanë pretenduar se janë mashtruar nga një person në Shkodër, i cili u ka thënë se testet ishin të rregullta.

Rasti në fjalë nuk është i izoluar, ndonëse kjo vepër penale parashikon edhe dënim me burg. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bënë me dije se aktualisht janë gati 23 referimet të rasteve të falsifikimit të dokumenteve shëndetësore.

Sipas burimeve, të gjithë personat e vënë nën hetim janë ndaluar në aeroportin e Rinasit duke tentuar të largohen në vende të tjerë të BE me dokumente Covid false.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco