Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Tapizë, policia gjen dhe prangos autorin

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Tapizë, policia gjen dhe prangos autorin

12:59, 01/11/2021
A+ Aa A-

Përplasi për vdekje një 60 vjeçar dhe iku nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco