Lajmi i fundit

Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

VIDEO/ Aksident në Koplik, makinat bëhen copë, vdes një person

VIDEO/ Aksident në Koplik, makinat bëhen copë, vdes një person

12:19, 01/11/2021
A+ Aa A-

Pas disa aksidenteve të rënda në rrugët e vendit të regjistruara në fundjavë, edhe e dita e hënë nisi me një incident të ngjashëm.

Në aksin Shkodër-Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, u përplasën dy makina. Si pasojë një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Viktima quhet Durim Lushaj.

Nga pamjet e suguruara nga Syri TV dhe Syri.net, duket se makinat janë deformuar nga përplasja. Në vendngjarje shihet edhe prani e forcave zjarrfikëse, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet.

Vetëm të dielën u regjistruan 3 aksidente të rënda. Një 33-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e mjetit në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Një tjetër viktimë u shënua pas një aksidenti në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku drejtuesi i një furgoni ndërroi jetë pas përplasjes me një minibus. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona. Pasdite, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua pas një aksidenti ku ishin përfshirë 7 automjete. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe të plagosur, por për disa orë rruga u bllokua plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco