Shqiptari grabit dyqanin në Milano dhe largohet me skuter

Shqiptari grabit dyqanin në Milano dhe largohet me skuter

20:33, 31/10/2021
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ka grabitur një dyqan në Milano.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 21-vjeçari shqiptar ka thyer xhamat e një vitrine e ka marrë nga vendngjarja një kompjuter e dy telefona.

Pasi ka kryer grabitjen, i riu shqiptar është larguar nga vendngjarja me skuter.

Menjëherë u njoftua policia, e cila identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

I riu shqiptar tentoi që të arratiset nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjatë kësaj kohe plagosi edhe një efektiv.

Pas kësaj, ai u arrestua nën akuzën e grabitjes dhe rezistencës ndaj zyrtarëve publikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco