Gjendet i vdekur 67-vjeçari në Bilisht, humb jetën i moshuari në Përrenjas

Gjendet i vdekur 67-vjeçari në Bilisht, humb jetën i moshuari në Përrenjas

19:06, 31/10/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë humbur jetën këtë pasdite, njëri në Bilisht dhe tjetri në Përrenjas.

Policia bën me dije se në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Pogradec

Informacione paraprake.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco