4 të plagosur nga përplasja e 2 makinave

4 të plagosur nga përplasja e 2 makinave

18:18, 31/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shijak-Hardhishtë.

Dy makina, një ‘Audi’ dhe një ‘Golf’ janë përplasur.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Golf”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco