EMRAT/ 3 prokurorë hedhin kandidaturën për në SPAK

EMRAT/ 3 prokurorë hedhin kandidaturën për në SPAK

16:31, 31/10/2021
A+ Aa A-

SPAK pritet që të shtohet edhe me dy prokurorë të rinj.

Për këtë arsye, tre prokurorë kanë vendosur të kandidojnë.

Alfred Shehu, Elvin Gokaj, Sonila Muhametaj, të konfirmuar në detyrë nga procesi i Vetingut kanë hedhur kandidaturën për t’u bërë pjesë e SPAK.

Aktualisht në ketë strukturë janë 15 prokurorë, ndërsa vetë kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka kërkuar plotësimin me 20 prokurorë për të përballuar dosjet hetimore që referohen në këtë prokurori.

Për përzgjedhjen e tyre është ngritur një komision nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila shpalli garën fillimisht për 2 vende vakante.

Afati i dorëzimit të kandidaturave për 2 vendeve vakante ka qenë dita e sotme.

Ndërkohë, kjo strukturë e Posaçme pritet të plotësohet me dy prokurorë të rinj deri në fund të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco