VIDEO-SYRI TV/ ‘Luljeta’ gruaja e dhunuar nga burri, familja e braktis, bashkia nuk e ndihmon

VIDEO-SYRI TV/ ‘Luljeta’ gruaja e dhunuar nga burri, familja e braktis, bashkia nuk e ndihmon

14:47, 31/10/2021
A+ Aa A-

Dhuna në familje vazhdon të jetë një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare. SYRI TV sjell historinë e Luljetës nga Shkodra, e cila ka treguar dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit, i cili nuk është kursyer as në prani të fëmijëve. Fatkeqësia e Luljetës vazhdon edhe me braktisjen nga familja, të cilët për shkak te mentalitetit, nuk kanë pranuar divorcin.

Nga SYRI TV

Luljeta është një grua nga Shkodra, e cila për herë të parë, ka rrëfyer historinë e martesës së saj të dhunshme, duke u kthyer pas, në të shkuarën e errët.

Për SYRI TV, ajo tregon se në vitin 2011 u shty drejt një martese me shkuesi nga familja, të cilët në vitin 1992 u larguan nga një fshat i largët i Shkodrës, drejt Greqisë, por jetesa në vendin fqinj, nuk i ka ç’rrënjosur traditat e tyre.

Ne dhjetor te vitit 2011, Luljeta është njohur me bashkëshortin dhe është martuar në muajin prill. Dy javë pas kësaj martese fatkeqe, kanë nisur edhe problemet e saj. Një vit pas martesës ka ardhur në jetë djali i tyre dhe në vitin 2013 dhe 2016 kanë lindur dy vajza. Gjatë gjithë jetës së tyre, këta fëmijë, kanë qenë dëshmitarë të dhunës që Luljeta ka përjetuar nga bashkëshorti.

Luljeta frikësohet për jetën e saj dhe të fëmijëve, dhe thotë se që nga divorci nuk është takuar asnjëherë me ish-bashkëshortin.

Te kjo grua, shihet qarte dhuna fizike dhe psikologjike që ka duruar ndër vite. Fatkeqësia e Luljetës nuk mbaron me kaq, ajo tregon sesi familja e ka braktisur, duke mos pranuar divorcin.

Luljeta i është drejtuar dhe bashkisë së Shkodrës për ndihmë, por i është refuzuar.

Luljeta, është një nga mijëra gra shqiptare, të cilat për hir të familjes dhe mentalitetit, kanë duruar dhunën e vazhdueshme, duke heshtur për vite të tëra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco