EMRI/ Zjarr në ‘Astir’, humb jetën pronarja e banesës

EMRI/ Zjarr në ‘Astir’, humb jetën pronarja e banesës

13:55, 31/10/2021
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë, teksa një grua ka humbur jetën nga asfiksia.

Sipas burimeve zyrtare, në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, në banesën e shtetases Lumturi Zaimi, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja gruaja e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. 

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco