VIDEO/ Sekuestrohen 2.2 ton kokainë, do vinte në Shqipëri dhe ...

VIDEO/ Sekuestrohen 2.2 ton kokainë, do vinte në Shqipëri dhe ...

13:23, 31/10/2021
A+ Aa A-

Policia kolumbiane ka  arritur të konfiskojë në portin turistik të Cartagena de Indias, në veri të Kolumbisë 2279 kilogramë kokainë.

Agjentët e gjetën drogën të fshehur në pako, brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit.

Alarmet u shkaktuan për shkak të një sërë parregullsish në dokumentacionin e mallit përpara se të dërgohej.

Falë kësaj dhe një skaneri që më pas kontrolloi kontejnerin, policia zbuloi pakot e kokainës.

Konfiskimi i kokainës i ka shkaktuar një humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.

‘Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë’, thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës.

Deri më tani, gjatë 2021 autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar më shumë se 302 ton drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco