Dy në pranga për kultivim narkotikësh, arrestohen  edhe 9 të tjerë. Ja akuzat Foto Ilustruese

Dy në pranga për kultivim narkotikësh, arrestohen edhe 9 të tjerë. Ja akuzat

10:58, 31/10/2021
A+ Aa A-

Janë vënë në pranga 11 shtetas nga policia e Trabnës, për vepra të ndryshme penale.

Ja njoftimi:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në pranga dhe 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në afërsi të fshatit “Ballenj”, si rezultat i të cilit
u bë ndalimi i shtetasve A. D, 52 vjeç dhe G. K, 27 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.

———
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. R, 38 vjeç dhe F. K, 37 vjeçe, pasi në Pezë-Helmes, në një ambient të hapur pa pronar, gjatë kontrollit fizik të tyre, gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 5 shtetas për veprën penale “Moskallëzimi krimi”, të pranishëm në ambientin ku u konstatuan dy të arrestuarit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S(D), 33 vjeç, , i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R, 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç(babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç(kunati i tyre).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O. Z, 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

B. M, 55 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin F. P.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. K, 43 vjeç, K. X, 27 vjeç dhe E. G, 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 30.10.2021, në fshatin Marikaj, Vorë, në tokën e shtetasit P. G, duke kryer disa lëvizje dheu, janë gjetur disa objekte metalike te dyshuara lëndë plasëse luftarake (granata) si dhe një kuti metalike me kallëpe të dyshuara lëndë plasëse (tritol). Janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 30.10.2021, shtetasi G. B, Xhemal Berisha, banues në fshatin Stan i Ri, Golem, Kavajë, kallzon se në banesë i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco