Lojëra fati të paligjshme dhe krime mjedisore, ndëshkohen 4 persona në Berat

Lojëra fati të paligjshme dhe krime mjedisore, ndëshkohen 4 persona në Berat

09:25, 31/10/2021
A+ Aa A-

Si rezultat i kontrolleve të policisë në Berat janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Ja njoftimi:

DVP Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit E.P., 36 vjeç dhe V.G., 55 vjeç, të dy banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit V.G, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi E.P.

A.J., 46 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Çlirim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
——————

Gjithashti vijon zbatimi i planit të masava për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u procedua penalisht shtetasi F.H., 19 vjeç, banues në Dimal, pasi në fshatin Sinjë, Berat u kap duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco