Të akuzuar për dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

Të akuzuar për dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

09:05, 31/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dhe dy persona të tjerë të akuzuar për dhunë në familje.

Sipas uniformave blu është arrestuar një 58 vjeçar me iniciale B.M., i cili ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një 47 vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco