7 të vdekur dhe 547 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

7 të vdekur dhe 547 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

17:37, 30/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3,015 testime të kryera ditën e sotme me të dyshuar, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 547 qytetarë. 

Shtatë qytetarë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në  2,916 numrin e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.  

Në të gjithë vendin janë 7,692 pacientë aktivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Situata

Janë kryer 3015 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd. 

Janë  7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç. 

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (30 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore          547
Të shëruar në 24 orë       409
Të shtruar në spitale       154
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 3015 

Testime totale              1,304,222
Raste pozitive                184,887
Raste të shëruara           174,279
Raste Aktive                     7,692
Humbje jete                      2,916 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           3,915
Fier                 887
Durrës           642
Shkodër         504
Elbasan          343
Vlorë               322
Gjirokastër     264
Berat              230
Lezhë            190
Korçë              190
Kukës             125
Dibër               83

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco