Plagosje me armë zjarri një person në Koplik

Plagosje me armë zjarri një person në Koplik

17:26, 30/10/2021
A+ Aa A-

Është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë një 60 vjeçar në Malësi të Madhe.

Nga raportimet për mediat, personi i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë;

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas policisë nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se 60 vjeçari e kishte me leje armën e gjahut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco