Në gjendje të rëndë 6-vjeçarja që u rrah nga i ati, tani dyshime edhe për abuzim Foto ilustrim

Në gjendje të rëndë 6-vjeçarja që u rrah nga i ati, tani dyshime edhe për abuzim

13:23, 30/10/2021
A+ Aa A-

Një fëmijë vetëm 6 vjeçe nga Kamzë, të cilën e shtruan në spital të premten pas një rrahjeje të ashpër nga baba i saj, mësohet se është në gjendje të rëndë.

Babai 27 vjeç me iniciale R.K u arrestua nga Policia, pasi mjekët zbuluan gjurmënt e dhunës në trupin e vajzës së mitur. Ai tha se fëmija e bezdiste kur ata kishin qënë vetëm në shtëpi dhe e shoqja ishte në punë.

Ndërkohë mësohet se  ka dyshime që fëmija jo vetëm të jetë rrahur, por edhe të jetë zbuauar nga i ati, ndaj kanë nisur kontrolle të tjera mjekësore mbi trupin e së voglës. Kallëzimin në Polici e ka bërë nëna e fëmijës, që  tashmë po qëndron ndaj së voglës që ka pësuar këtë traumë.

Policia e Tiranës njoftoi paraprakisht se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco