Kapja e 35 kg marijuanë në Konispol, Prokuroria zbulon të dhëna në telefonin e autorit

Kapja e 35 kg marijuanë në Konispol, Prokuroria zbulon të dhëna në telefonin e autorit

21:59, 29/10/2021
A+ Aa A-

“Eshtë bërë këqyrja e telefonit tip “Samsung” celular që i përket shtetasit Lutfi Faslliu në dt.07.10.2021, nga ku kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin, konkretisht mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet ËhatsApp dhe Messenger drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbjatje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.

Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari”.

Kështu shprehet Prokuroria e Sarandës, lidhur me hetimet për sasinë prej 35 kg marijuanë të sekuestruar në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demçe), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ata fillimisht u kapën nga policia në vendin e quajtur “Ura e Cukës” duke transportuar dy klandestinë egjyptianë, por më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov dhe 35 kg marijuanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco