Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

EMRI-FOTO/ Po kthehej nga puna, i riu shqiptar përplaset me kamionin, ndërron jetë në vend

EMRI-FOTO/ Po kthehej nga puna, i riu shqiptar përplaset me kamionin, ndërron jetë në vend

16:47, 29/10/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar 32-vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali.

Viktima Teli Mustafellari, po kthehej nga puna, kur u përplas me një kamion, raportojnë mediat italiane.

Nga informacionet e para, makina me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, ka humbi kontrollin në një kthesë dhe i doli para kamionit, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë, sa makina u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën dy autoambulanca, forcat zjarrfikëse si dhe policia lokale, por ndërhyrja për fat të keq ishte e panevojshme, pasi i shqiptari kishte ndërruar jetë.

Teli Mustalfeter jetonte në Campagna di Lonato, disa qindra metra larg vendit të aksidentit tragjik. I tronditur, por i padëmtuar drejtuesi i mjetit të rëndë, i cili njoftoi ambulancën tha se nuk mund të bënte asgjë për të shmangur Audin që u gjend përballë. Hetimet për dinamikën janë në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco