Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

EMRI+VIDEO/ Vritet një shqiptar në Itali, kishte shkuar për të vjedhur

EMRI+VIDEO/ Vritet një shqiptar në Itali, kishte shkuar për të vjedhur

11:59, 29/10/2021
A+ Aa A-

Kishte shkuar për të vjedhur, por vritet nga pronari i banesës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre, Frosinone, Itali, por fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një qytetar rumun.

Por ditën e sotme polici italiane ka zbuluar identitetin e vërtetë të viktimës së grabitjes së shkuar keq.

Bëhet fjalë për shqiptarin Arbër Xheleshi, 38 vjeç. Identifikimi i tij është bërë me anë të shenjave të gishtërinjve, pasi viktima nuk kishte asnjë dokument me vete.

Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani kur janë pikasur.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të zonës së Santopadres, në Frosinone. Shqiptari ishte qëlluar në rrugën hyrëse të shtëpisë, nga pronari i banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco