Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat

VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat

11:14, 29/10/2021
A+ Aa A-

Një bombul e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit. Bombula e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.

Shpërthimi i bombulës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët,që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar. Fatmirësisht bombula ka qënë e përmasave 3 kilogram dhe ka qënë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit. Sipas efektivëve zjarrëfikës,mendohet se bombula ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qënë i fortë edhe për shkak të ambjentit të mbyllur ku ishte vendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco