‘Kush m'i futi pakot me heroinë në makinë?’ Shqiptari shpërthen në lot

‘Kush m'i futi pakot me heroinë në makinë?’ Shqiptari shpërthen në lot

11:19, 28/10/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar 35-vjeçar, i identifikuar vetëm si B, ka dalë përpara një gjykate në Holandë pasi në makinën e tij u gjetën shtatë pako me heroinë. Në total 3.5 kg me një vlerë tregu prej 87 mijë eurosh.

Por shqiptari insiston se atij ia kanë hedhur. Ai nuk e di se si droga përfundoi në makinën e tij Toyota gri. Shqiptari ishte nisur nga Mynihu i Gjermanisë drejt Roterdamit të Holandës.

A mund t’ia kishte futur drogën një shoku i tij, i cili u ndal në Frankfurt duke i thënë se kishte disa punë?

Shqiptari thotë se makina është e nënës së ish-pronarit ku kishte punuar në Holandë. Ai duhej ta sillte në Holandë. Kur u largua nga Mynihu, qeset e plehrave me drogën brenda nuk ishin në makinë. Shqiptari është i sigurt për këtë.

Por prokuroria beson se shqiptari nuk mund të mos e kishte parë drogën. Dokumentet e tij madje ishin mbi qese. Oficerët që ndaluan makinën e vogël thanë se shqiptari po dridhej kur vendosën të bëjnë një kontroll.

Prokuroria kërkoi dy vite e gjysmë burg, ndësa shqiptari shëprtheu në lot. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. “kam punuar gjithmonë,” tha ai.

Avokati ka kërkuar pafajësinë, duke thënë se kontrolli i makinës ishte i paligjshëm. Vendimi final jepet pas dy javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco