Treni përplas një person në Pejë, viktima ishte shtrirë në shina

Treni përplas një person në Pejë, viktima ishte shtrirë në shina

21:38, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një person sot ka vdekur në Pejë. Viktima dyshohet se është goditur për vdekje nga treni, të cilit viktima i ka dal përpara.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policisë, dhe po merren me rastin.

“Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, deklaroi Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco