Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shijak-Durrës.
Sipas burimeve për mediat, një 19-vjeçar që po drejtonte një automjet ka aksidentuar një këmbësor të moshës 50-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Momentalisht këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.
“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
© SYRI.net