'Vdekja e turistëve rusë', gazetari shton misterin: Në të njëjtin hotel u gjet i vdekur dhe një polak

'Vdekja e turistëve rusë', gazetari shton misterin: Në të njëjtin hotel u gjet i vdekur dhe një polak

22:53, 19/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se në të njëjtin hotel ku humëbn jetën 4 turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak rreth 55-vjeç.

N emisionin “Opinion, Koka tha se shtetasi polak është gjetur i paje pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë.

Gazetari tha se në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.

Koka: Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeça, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor pa përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes. Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco