COVID19/ MSH: 9 humbje jete dhe 195 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID19/ MSH: 9 humbje jete dhe 195 raste të reja në 24 orët e fundit

18:04, 11/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid, 9 persona. 

Po ashtu, MSH thekson se në orët e fundit, janë shënuar 195 raste të reja. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin,  3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga  Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç,  2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç,  1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        195

Të shëruar në 24 orë      347

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 2,569

Testime totale              1,240,204

Raste pozitive                175,163

Raste të shëruara           165,434

Raste Aktive                     6,952

Humbje jete                     2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3060

Durrës             824

Fier                  691

Shkodër         559

Vlorë               345

Elbasan           342

Lezhë              269

Berat               237

Gjirokastër      214

Kukës              159

Korçë              136

Dibër               116

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco