Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Automjeti ku udhëtonte 51-vjeçari shqiptar ka përfunduar katër metra në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Policia greke akoma nuk e ka zbuluar identitetin e shqiptarit që ka ndërruar jetë.
Trupi i shqiptarit u nxorr pas disa javësh nga zjarrfikësit, sepse ishte bllokuar në makinë, pasi kjo e fundit ishte deformuar.
Shkak për këtë aksident, paraprakisht dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
© SYRI.net