Moti i keq trazon Lezhën, era rrëzon pemën në qytet, dëmtohen linjat elektrike Foto Ilustruese

Moti i keq trazon Lezhën, era rrëzon pemën në qytet, dëmtohen linjat elektrike

08:44, 08/10/2021
A+ Aa A-

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka sjellë probleme në Lezhë. Një pemë është rrëzuar pranë bllokut të banimit 11.2 hektarë në lagjen "Besëlidhja", por fatmirësisht pa sjellë dëme.

Punonjësit e shërbimeve publike në bashkinë Lezhë kanë nisur punën për largimin e pemës nga rruga.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë dhe dëmtim të linjave elektrike në fshatra dhe që prej mbrëmjes së të enjtes grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë atje ku mungon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco