Një sipërfaqe pylli në fshatin Bubq ka marrë flakë dhe zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë.
Për pasojë magazina është djegur tërësisht dhe zjarri vijon. Të dy zjarrfikëset e Krujës ndodhen në vend për të lokalizuar flakët në mënyrë që të mos i afrohen banesave që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Nga burime paraprake, mendohet se zjarri mund të jetë vënë nga pakujdesia.
© SYRI.net