Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net