Tallet rrjeti, letra e Ardi Veliut bëhet virale, plot me gabime, pa vulë dhe pa kokë institucioni

Tallet rrjeti, letra e Ardi Veliut bëhet virale, plot me gabime, pa vulë dhe pa kokë institucioni

19:29, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ardi Veliu dha dorëheqjen sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, tre vite pas emërimit kur pasoi Haki Çakon nga ky funksion, në vitin 2018. 

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama gjatë pasdites, i cili shkruan se ka një konsideratë të lartë për Veliun duke e falënderuar këtë të fundit.

Veliu i ka shkruar një dorëheqjen përmes një letre, por nëse shihet letra që i është dërguar Ramës, ajo është plot me gabime drejtshkrimore dhe pa vule e kokë institucioni. 

Image

Letra ka vetëm datën dhe firmën e Veliut, por nuk i ngjan aspak një letre zyrtare siç i ka hije një institucioni shtetëror. 

Letra e Veliut madje është shkruar me shumë gabime drejtshkrimore dhe pa shkronjën “ë”, duke i ngjasuar më shumë ndonjë letre mes miqsh sepse dy zyrtarëve.

Nuk e dimë nëse ky është komunikimi i zakonshëm mes Ramës dhe Velit, apo ka qenë nxitimi i rastit i ish-drejtorit të policisë, por letra nuk i ngjason aspak një dokumenti zyrtar shtetëror. 

Jo pa qëllim letra amatore e ish-kryepolicit të vendit, është bërë virale dhe objekt tallje nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Kur një zyrtar shteti nuk ka as minimumin e seriozitetit në raport me respektimin e ligjit dhe etikës brenda institucionit, nuk pritet shumë prej tij, aq më tepër që të vendosë dhe grantojë rendin e sigurinë. Në radhë të parë i duhen disa leksione bazike të gjuhës shqipe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dante 06/10/2021 07:50

S'ka nevojë për "kokë " e vulë sepse është shprehje e vullnetit personal e jo atij institucional tek i cili personi ishte titullar. PS. Gjithësesi,e kam patur neveri personin në fjalë.

Shto koment

Denonco