‘Shkonin mirë’/ E ëma e 31-vjeçares që u vra në Tiranë e mëson ngjarjen nga gazetari

‘Shkonin mirë’/ E ëma e 31-vjeçares që u vra në Tiranë e mëson ngjarjen nga gazetari

10:41, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ganezja 31-vjeçare, Javvsackie Jaboah, e njohur si Mili erdhi nga Franca për të takuar partnerin e saj, por në vend të një takimi romantik, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Klinton Pira e qëlloi me thikë Milin, e cila ndërroi jetë pas plagëve të marra dhe më pas u hodh nga kati i tetë i apartamentit ku u akomoduan në kryeqytet.

Gazetari i emisionit “Shqipëria live”, në “Top Channel” telefonoi nënën e së ndjerës, për t’i marrë një prononcim për ngjarjen e rëndë.

Kjo e fundit nuk kishte asnjë dijeni për vrasjen e së bijës. E shokuar nga lajmi, ajo tregon se Klintoni dhe Mili shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin hyrje-dalje familjare.

“Ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, nuk ishte me të për dokumente, nuk e kuptoj… Klintoni na ka ardhur në shtëpi. Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri, unë isha dakord.

Klintoni nuk jetonte në të njëjtën lagje me ne, punonte në kuzhinë, vajza ime ishte me shkollë, ishin shumë mirë bashkë. Kanë pasur një sherr në ‘Facebook’ dhe kaq. E marr në telefon por nuk ma hap, ku është telefoni tani, në Polici?”, pyet e ëma e 31-vjeçares gazetarin.

Ngjarja

Jawsackie Jaboah ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, rreth orës 11:00 të së shtunës. Pasi ka mbërritur në Shqipëri, 31-vjeçarja ganeze është takuar me familjarët e të dashurit të saj, të cilët e kanë shoqëruar në aeroport Klinton Pirën që po shkonte të merrte Jaoah-n.

Kushëriri i 26-vjeçarit ka deklaruar në Polici se kur çifti ka qenë në makinën e tij nga Aeroporti i Rinasit deri në Tiranë dhe gjatë kohës që po udhëtonin bashkë nuk kanë debatuar në asnjë moment, përkundrazi, kanë qenë shumë të afërt e të dashur me njëri-tjetrin. Më pas, me të mbërritur në Tiranë, çifti ka zbritur pranë shkollës “Pjetër Budi”, ku Pira kishte marrë një apartament me qira ditore, për të qëndruar me të dashurën e tij.

Por, takimi i tyre është kthyer në një skemë krimi, ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikës. I riu ka goditur disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital. I gjendur në kushte të rënduara psikologjike, 26-vjeçari është hedhur nga kati i 8-të i banesës dhe ka ndërruar jetë në vend.

Por, tragjedia në familjen Pira ka nisur disa vite më parë, ku i ati i Klintonit, Genci Pira, është gjetur i vetëvaruar në një pemë, në një fshat të Bilishtit.

I riu në atë kohë ndodhej në Angli dhe e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, por në Polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje, për shkak të një hasmërie të vjetër me një familje tjetër nga Dibra”.

Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime që çifti ka pasur debate, pasi zënka e tyre është dëgjuar dhe nga disa banorë të pallatit, të cilët në fakt nuk i njihnin, pasi apartamenti ku ndodhi ngjarja ishte marrë me qira ditore nga Pira.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mes çiftit ka pasur një debat që fillimisht ka nisur për çështje xhelozie, për shkak të lidhjes në distancë e më pas ka vijuar me refuzimin për martesë nga ana e shtetases ganeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco