‘Po bënim xhiro me makinë’/ Çfarë thanë shokët e Aldi Ramës në polici

‘Po bënim xhiro me makinë’/ Çfarë thanë shokët e Aldi Ramës në polici

11:33, 30/09/2021
A+ Aa A-

Në dëshminë e tyre para prokurorëve, dy të rinjtë që ishin në automjet me Aldi Ramën, Kristjan Sherri dhe Armando Marku, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se shoku i tyre ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nëse ai kishte me vete armë zjarri.

Ata kanë thënë se shoqëroheshin shpeshherë më 21- vjeçarin, ndërsa ditën e ngjarjes kanë udhëtuar, për të bërë xhiro me makinë në zonën e Vainit.

Kristjan Sherri dhe Armando Marku janë vënë në pranga nga policia dhe ndaj tyre është ngritur akuza për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit”, ndërsa brenda 48 orëve pritet të dalin për gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vazhdon hetimin për të verifikuar lidhjen e autorëve të arrestuar me miniparcelën e asgjësuar nga ana e Policisë.

Policia e Shtetit njoftoi dje se Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skenderbeg”, ishte i dënuar më parë me vendimin nr. 53-2019- 708, datë 04.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, (arrestuar më datë 29.07.2018 dhe liruar me kusht më datë 04.03.2019).

“Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më datë 20.10.2020, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Lezhë, është caktuar masa e sigurimit personal ‘Arrest me burg’. Me vendimin nr. 375, datë 06.05.2021, Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjen e masës së sigurimit ‘Arrest me burg’ dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’.

Ky shtetas ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës, Tiranë, në orën 05:35 minuta të mëngjesit të së mërkurës. Nga grupi hetimor edhe aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për kryerjen e autopsisë dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtij personi”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone30/09/2021 11:55

Çudi, si mund të bëhet një xhiro nëpër kënetë!!!!!! Normalisht hyrja në një zonë të mbrojtur ka çmim bilete!!! Po droga si është mbjellë në një zonë të mbrojtur? Ajo zonë e mbrojtur ka një administratë plus. Po ky fakt si nuk analizohet?

Shto koment

Denonco