Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E mitura largohet me 31-vjeçarin, policia e Kosovës vihet në kërkim të tyre

E mitura largohet me 31-vjeçarin, policia e Kosovës vihet në kërkim të tyre

17:12, 29/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim një 13-vjeçare nga Gjakova, si dhe një person të moshës 31-vjeçar që dyshohet se është shoqëruesi i saj, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, 13-vjeçarja me inicialet E.F., me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

Sektorin Rajonal për Hetime sipas njoftimit të policisë kanë ndërmarr veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco