Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kosovë/ 2 të vdekur nga Covid-19, shënohen 66 raste të reja në 24 orë

Kosovë/ 2 të vdekur nga Covid-19, shënohen 66 raste të reja në 24 orë

15:16, 29/09/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco