VIDEO/ Homazhe në nderim të oficerit Saimir Hoxha, dëshmori më i ri i Atdheut

VIDEO/ Homazhe në nderim të oficerit Saimir Hoxha, dëshmori më i ri i Atdheut

12:40, 29/09/2021
A+ Aa A-

Në orën 12:00 kanë nisur në Tiranë homazhet në nderim të oficerit Saimir Hoxha, që u vra dje në krye të detyrës gjatë një operacioni në Lezhë.

Qindra efektivë policie janë rreshtuar në të dy anët përpara Pallatit të Kongreseve që në momentin që arkivoli me trupin e oficerit 44-vjeçar u fut dhe u vendos në sallën kryesore për homazhe.

Më pas, bashkëshortja e tij pa dy fëmijët e vegjël si dhe më të afërmit e familjes, krah për krah, kanë hyrë përzishëm në godinë të pasur nga qindra njerëz që nisën homazhet.

Nënkomisari Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Lajmin e dha Ministria e Brendshme, që njoftoi se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm”.

Nënkomisar Saimir Hoxha u vra dje në një pikë kontrolli në Ishull Lezhë nga 21-vjeçari Aldi Rama, që nuk pranoi t’i tregonte dokumentet e identifikimit, por përkundrazi, e qëlloi pabesisht oficerin me dy plumba në gjoks dhe në qafë duke i shkaktuar vdekjen pa mbërritur në spital.

Nga ana tjetër, vrasësi u rrethua nga Policia për më shumë se 5 orë pas arratisjes në Ishull Lezhë, derisa qëlloi veten me plumb në kokë. Megjithatë, ai nuk vdiq menjëherë, por pas disa orëve në spital, mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco