EMRAT - VIDEO/ ‘1 milionë lekë që të fliste me ‘ata lart’’! Zbardhet dosja e SPAK, kush janë 3 të arrestuarit dhe roli i tyre

EMRAT - VIDEO/ ‘1 milionë lekë që të fliste me ‘ata lart’’! Zbardhet dosja e SPAK, kush janë 3 të arrestuarit dhe roli i tyre

11:00, 29/09/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni që SPAK ka zhvilluar në zyrat arsimore në Dibër, ku janë vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Personat e ndaluar me urdhër të SPAK, janë shtetasit Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lulzim Dani, polic bashkiak në Bashkinë Dibër njëkohësisht bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit, si dhe Halit Shehu, Specialist Pyjesh.

Hetimet janë nisur për shkak të indicieve se shtetasi Halit Shehu kërkonte të punësohej si mësues në Dibër, kundrejt dhënies së shumës 1 milionë lekë të vjetra për punonjësin e zyrës arsimore, në mënyrë që të ushtronte ndikimin e tij te drejtuesit.

“Në kuadër të procedimit penal nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H.SH ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Diobër. Për këtë qëllim ai ka kontaktuar me shtetasin Fitim Farruku, punonjës i Këshillit të qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikimin tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H.SH të punësohet si mësues pranë kësaj zyre.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H.SH kundrejt shtetasit Fitim Farruku. Kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasi Fitim Farruku  dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco