Makinën plot me emigrantë të paligjshëm arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Makinën plot me emigrantë të paligjshëm arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

14:00, 27/09/2021
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kap në kushtet e flagrancës duke transportuar emigrantë të paligjshëm dhe bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim.

Policia bën me dije se shtetasit F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës është kapur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Besmirit", Elbasan, duke transportuar me automjetin tip "BMWË", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.  

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, por ka tentuar të largohet.

Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.     

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco