VIDEO/ Grabitësit në Malësinë e Madhe u drejtojnë armët fëmijëve: Ku është baba se jemi policë

VIDEO/ Grabitësit në Malësinë e Madhe u drejtojnë armët fëmijëve: Ku është baba se jemi policë

14:59, 24/09/2021
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Ndoc Ulajt ka dhënë dëshminë e saj se si ndodhi grabitja gjatë natës në banesën e saj.

Ajo ka treguar se ishte një grabitje me armë.

Duke folur jashtë kamerave e shoqja shprehet se dy persona kane hyrë natën në shtëpi.

Grabitësit kanë hyrë fillimisht në dhomat e fëmijëve u kanë marrë telefonat dhe më pas u kanë drejtuar armën.

Fëmijët kanë dhënë detaje sesi grabitësit u kanë hyrë në dhomë dhe i kanë pyetur për dhomën e babait. Fëmijët i kanë treguar dhe i kanë thënë "mos mi bëni gjë babait". Grabitësit u kanë thënë ‘jo sepse jemi policë’.

Ndër të tjera fëmijët shprehet se babai e ka njohur njërin nga grabitësit.

Pasi kanë marr shumën e parave dhe telefonat sipas fëmijëve grabitësit janë larguar me vrap në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe.

Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro.

36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco