Krimi i rëndë në Fier/ Metaj e kishte mbështjellë kallashin me peshqir që të eliminonte zhurmat

Krimi i rëndë në Fier/ Metaj e kishte mbështjellë kallashin me peshqir që të eliminonte zhurmat

13:13, 14/09/2021
A+ Aa A-

Elton Metaj, i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj. 23-vjeçarja la pas një vajzë 3 vjeçe jetime dhe me një baba tashmë pas hekurave.

Natën që ndodhi krimi, autori i dyshuar, Elton Metaj ka hyrë brenda shtëpisë tre katëshe, dera e së cilës është në rrugën kryesore që lidh Fierin me fshatin Zhupan.

‘Përballë shtëpisë ndodhet një arë me misër dhe dyshohet se autori ka qëndruar i fshehur aty për disa orë dhe kur janë larguar xhaxhai, vëllai dhe të gjithë burrat ka hyrë nga dera kryesore, e cila ka qenë e hapur pasi kishte 30 minuta që ishte larguar i vëllai i Sabrinës.

Në korridor të banesës ka dalë kunata shtatzënë e ka kërcënuar dhe atë. Më pas ka dalë nëna e Sabrinës që i ka kërkuar të largohet. Ai ka vazhduar të kërkojë Sabrinën dhe kur 23-vjeçarja ka nisur të dalë e ka qëlluar menjëherë. Trupi i saj është rrokullisur nga shkallët. Shenjat e plumbave janë dhe në katin e e dytë dhe të tretë të banesës. Vajza e vogël po flinte në katin e dytë me gjyshen’.

Detajet e ngjarjes flasin për një krim me paramendim nga ana e 31-vjeçarit Elton Metaj, i cili ishte divorcuar prej një viti me Sabrina Bengaj, por nuk e pranonte këtë ndarje.

‘E kishte mbështjellë armën me peshqir të madh për të amortizuar zhurmën. Ka dalë nga banesa ku kishte lënë mjetin e tij të ndezur. 10-15 metër më tej ka hedhur peshqirin dhe është larguar’, tregoi gazetarja. /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco