VIDEO/ Të vaksinuar por mbërrijnë me urgjencë te infektivi,  familjarët: 40 vjeç, kishte bërë dy doza

VIDEO/ Të vaksinuar por mbërrijnë me urgjencë te infektivi, familjarët: 40 vjeç, kishte bërë dy doza

12:59, 14/09/2021
A+ Aa A-

Vijon të mbetet i lartë numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 që kërkojnë trajtim spitalor në vendin tonë.

Familjarët e të prekurve thonë se pacientët kanë bërë dy dozat e vaksinës por sërish janë infektuar me Covid dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

“Sot solla gruan, është shumë dobët kam marr shumë ilace sepse e sollëm sot me urgjencë sepse nuk ishte mirë. 10 dit gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe sot ishte akoma edhe më keq. Është 64-vjeçe dhe ishte e vaksinuar, por sërish u infektua. Nuk e di çfarë lloji vaksine ka bërë”, u shpreh bashkëshorti i pacientes.

“Xhaxhai ka 1 javë i shtuar në spital. Me mjekët kam folur por edhe me xhaxhain që kohët e fundit duket më mirë, qëndrueshëm duket. Nuk e di çfarë shërbimi i bëhet sepse edhe ai nuk është në gjendje të flasë. Ai ishte i vaksinuar por virusi e kapi , nuk e di me cilën vaksinë ka bërë. Është 40 vjeç”, tha familjari tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco