VIDEO/ Vrau Sabrinën, ish-bashkëshorti qan në gjykatë: E doja...

VIDEO/ Vrau Sabrinën, ish-bashkëshorti qan në gjykatë: E doja...

11:45, 14/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj. Metaj ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Gjykata vendosi 'arrest me burg' për Elton Metajn, ndërkohë që gjatë seancës ai u shfaq i rënduar nga gjendja psikologjike. Burimet nga salla e gjyqit shpjegojnë për SYRI TV se ai ka pranuar që  e ka kryer krimin.

Gjatë seancës ai ka qarë dhe për këtë arsye është ndërprerë seanca për të filluar pak minuta më vonë.

Burimet thonë se Metaj ka deklaruar se 'me ka bërë presion vjehrri, më ka kërcënuar'. Sipas tij, ai i ka thënë 'do të vras'. “E mora armën për vetëmbrojtje”, tha Metaj. 

Ai është shprehur se e donte ende ish-bashkëshorten, të cilës i mori jetën me bukë në gojë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm. Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco