Vrau me bukë në gojë ish-bashkëshorten, Metaj vjen në gjykatë

Vrau me bukë në gojë ish-bashkëshorten, Metaj vjen në gjykatë

10:24, 14/09/2021
A+ Aa A-

Elton Metaj, personi që vrau ish-gruan Sabrina Bengaj katër ditë më parë në Fier, është paraqitur në Gjykatë.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Prokurore e çështjes do të jetë Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe. Metaj shihet në videon e siguruar nga SYRI TV i veshur me të zeza dhe i shoqëruar nga dy policë.

Metaj, i cili ishte liruar nga burgu vetëm pak ditë më parë, qëlloi mbi ish-bashkëshorten e tij me 7 plumba dhe plumbi i marrë në mushkëri i dha goditjen fatale duke i marrë jetën në vend, në banesën e prindërve të saj ,ne tavolinën e bukës.

Sot e gjithë gjykata e Fierit është rrethuar me forca të shumta të policisë pas deklaratave ditën e djeshme të të dyja familjeve nëpër media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco